Latifi: Mjafton ta krahasoni dëshminë e Rubin me atë të atij tipit që fliste për vjedhje lopësh - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Latifi: Mjafton ta krahasoni dëshminë e Rubin me atë të atij tipit që fliste për vjedhje lopësh

    Insajderi
    15 September 2025 - 13:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Profesori universitar, Blerim Latifi, ka vlerësuar lart dëshminë e ish-ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, në Gjykatën Speciale.

    Latifi me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se mjafton të krahasohet dëshmia e Rubin, i cili është dëshmitar i mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK’së, me atë të Agim Idrizit, i cili akuzonte UÇK’në për “vjedhje lopësh”.

    “Mjafton të krahasosh dëshminë e sotme të James Rubin me dëshminë e prokurorisë të atij tipit nga Kaçaniku që fliste për vjedhje lopësh, dhe atij tjetrit që e akuzonte UÇK-në se i kishte bërë sehire [magji].
    Krejt thelbi i çështjes gjendet në këtë krahasim”, shkroi Latifi. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark