Kryediplomatja shqiptare për dëshminë e Rubin: Do të largohen përfundimisht njollat mbi emrin e UÇK-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Kryediplomatja shqiptare për dëshminë e Rubin: Do të largohen përfundimisht njollat mbi emrin e UÇK-së

    Insajderi
    15 September 2025 - 13:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar pas nisjes së dëshmisë së ish-Nënsekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, i ftuar nga mbrojtja e Hashim Thaçit në Gjykatën Speciale.

    Spiropali tha se përfundimisht do të hiqen njollat ndaj emrin të UÇK-së.

    Postimi i plotë:

    Në Hagë nisën sot dëshmitë e mbrojtjes për çlirimtarët e Kosovës, të gjendur prej kohësh në pritjen e pafund dhe të pamerituar.

    Në këtë moment, kur paraqitja e provave dhe dëshmive të mbrojtjes do të largojë përfundimisht njollat e fantazisë mbi emrin e UÇK-së, drejtësia duhet ta mundë njëherë e mirë padrejtësinë.

    Çdo vendosje ekuivalence mes akuzave të fajësisë mbi çlirimtarët dhe lirisë që ata sollën për shqiptarët e 🇽🇰do të ishte një barazim i turpshëm i së keqes me të mirën, një pllakë turpi në historinë e popujve për liri dhe drejtësi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark