Trump e quan për herë të parë Rusinë “agresore” në luftën me Ukrainën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Trump e quan për herë të parë Rusinë “agresore” në luftën me Ukrainën

    Insajderi
    15 September 2025 - 14:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka etiketuar për herë të parë Rusinë si “agresore” në luftën kundër Ukrainës, duke sinjalizuar një ndryshim të qëndrimit të butë që ka pasur ndaj Moskës.

    Duke folur të dielën, Trump u shpreh: “8,000 ushtarë kanë vdekur këtë javë, nga të dy vendet. Disa të tjerë nga Rusia, por kur je agresori, humb më shumë.”

    Më parë, ai kishte shmangur fajësimin e Moskës për luftën dhe kishte mbajtur qëndrime më neutrale. Trump gjithashtu kishte hedhur poshtë deklaratat e G7 që e etiketonin Rusinë si agresore, sipas raportimeve të Politico.

    Megjithatë, qëndrimi i Trump ka ndryshuar gjatë verës, me administratën e tij që po ushtron presion ndaj Vladimir Putinit, ndërsa presidenti rus ka bllokuar përpjekjet për të zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta paqeje me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

    “Unë ndalova shtatë luftëra dhe mendova se kjo do të ishte e lehtë për mua, por kjo doli të ishte e vështirë”, tha Trump, duke shtuar se Zelensky dhe Putin “e urrejnë njëri-tjetrin aq shumë sa nuk mund të marrin frymë”.

    Administrata amerikane përballet tani me thirrje për vendosjen e sanksioneve më të ashpra ndaj Rusisë. Të dielën, Trump deklaroi se planifikonte të vepronte, por vetëm pasi Evropa të ndalonte blerjen e naftës ruse dhe të shtrëngonte regjimin e vet të sanksioneve. Ai kritikoi vende të BE-së, përfshirë Hungarinë dhe Sllovakinë, për blerjet e vazhdueshme të energjisë ruse.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark