James Rubin përfundon dëshminë për sot në Hagë, nesër vazhdon në mbrojtje të Thaçit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    James Rubin përfundon dëshminë për sot në Hagë, nesër vazhdon në mbrojtje të Thaçit

    Insajderi
    15 September 2025 - 17:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, e përfundoi për sot dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë.

    Dëshminë e tij, Rubin pritet ta vazhdojë nesër nga ora 09:00, siç bëri të ditur gjyqtari Charles Smith në fund të seancës së sotme.

    Diplomati amerikan me përvojë dëshmoi në mbrojtje të Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët që nga nëntori i vitit 2020 po mbahen në paraburgim në Hagë, nën akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, që pretendohet të jenë kryer gjatë luftës në Kosovë.

    Gjatë dëshmisë së tij sot, Rubin tha se roli i Thaçit ishte politik dhe se ai nuk kishte kompetenca ekzekutive për vendime ushtarake brenda UÇK-së.

    Sipas tij, Thaçi duhej të merrte aprovimin e komandantëve të zonave për çdo vendim të rëndësishëm.

    Lidhur me akuzat që e lidhin Thaçin me krime lufte dhe të ngjashme, Rubin tha se ato ishin hetuar dhe se nga informacionet shtetërore amerikane ishte konfirmuar se nuk ishin të vërteta, por vinin nga burime serbe.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark