Amorim mund të rikthehet te ish-skuadra e tij - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Amorim mund të rikthehet te ish-skuadra e tij

    Insajderi
    15 September 2025 - 18:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ruben Amorim po kalon periudhën e tij më të keqe në karrierë si trajner.

    Humbja në derbi ndaj Manchester Cityt si dhe kokëfortësia e tij për të mos ndryshuar sistemin e lojës, po bën që portugezi të marrë kritika të mëdha nga tifozët.

    Siç raporton Fabrizio Romano, Amorim mund të rikthehet në Portugali për të menaxhuar ish-skuadrën e tij, Benficën.

    Njëri nga kandidatët për president të klubit, është i interesuar për ta rikthyer atë në kryeqytetin portugez.

    Amorim kishte qenë pjesë e Benficës më parë si lojtar, ku luajti në periudhën 2008-2017.

    Ndërsa si trajner ai menaxhoi Casa Pian, Bragën dhe rivalin e Benficës, Sporting Lizbonën para se të bënte lëvizjën e tij drejt Manchester Unitedit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark