Besa Kokëdhima i jep fund beqarisë në një ceremoni private - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Besa Kokëdhima i jep fund beqarisë në një ceremoni private

    Insajderi
    15 September 2025 - 20:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Besa Kokëdhima, i ka dhënë fund beqarisë në një ceremoni intime, duke kurorëzuar dashurinë e saj me partnerin Tedi, portreti i të cilit ende nuk është zbuluar.

    Dasma u zhvillua më 14 shtator pranë Tiranës, në një atmosferë të ngrohtë familjare, larg syve të publikut. Ceremonia ishte e organizuar me shumë kujdes dhe elegancë, ku të ftuarve iu kërkua që të mos ndanin foto apo video në rrjete sociale, për të ruajtur privatësinë e çiftit.

    Ky detaj e ka bërë ngjarjen edhe më të veçantë, duke mbajtur gjithçka larg zhurmës mediatike. Megjithatë, duket se vetë Besa ka dhënë disa sinjale për këtë hap të rëndësishëm në jetën e saj përmes postimeve në rrjetet sociale, ku ka shpërndarë momente simbolike që lidhen me ditën e saj të madhe.

    Ky lajm ka ngjallur menjëherë interes të madh tek fansat dhe ndjekësit e artistes, të cilët kanë shpërthyer me urime dhe komente pozitive për çiftin. Pa dyshim, kjo martesë shënon një kapitull të ri dhe të lumtur për Besën, e cila tashmë, jo vetëm si artiste, por edhe si grua e martuar, fillon një rrugëtim të ri në jetë. Urime çiftit të ri, Besa dhe Tedi!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark