
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka theksuar rëndësinë e përfshirjes qytetare në rrugëtimin për zhvillimin e qytetit.
“Fitoret nuk ndodhin vetvetiu. Ato vijnë me angazhimin dhe përkushtimin e secilit prej nesh,” u shpreh Totaj.
Ai nënvizoi se për ta jetësuar vizionin e tij për një Prizren në punë, është e domosdoshme pjesëmarrja aktive e qytetarëve.
“Për ta bërë realitet Prizrenin që duam, kemi nevojë për secilin prej jush. Prandaj, ju ftoj të regjistroheni si vullnetarë të fushatës sonë në www.shaqirtotaj.com
,” tha ai.
Totaj përmbylli fjalën e tij me një thirrje mobilizuese: “Le të bashkohemi dhe të punojmë së bashku për Prizrenin tonë.”
LINK për t’u regjistruar si vullnetarë: www.shaqirtotaj.com