Prokuroria ndalon për 48 orë të dyshuarin B.R. pas vrasjes së 40-vjeçarit në Ferizaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria ndalon për 48 orë të dyshuarin B.R. pas vrasjes së 40-vjeçarit në Ferizaj

    Insajderi
    16 September 2025 - 09:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një vrasje ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 19:42, në fshatin Balaj të Ferizajt, ku një 40-vjeçar mbeti i vdekur.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar sot se i dyshuari me iniciale B.R. është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për veprën penale “Vrasja”.

    “Prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes, ku në bashkëpunim të plotë me Policinë dhe njësitë relevante kanë ndërmarrë veprime hetimore, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të kësaj ngjarjeje. Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari me iniciale B.R. është ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale ‘Vrasja’, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Ndërkohë, trupi i pajetë i viktimës (I.R.) është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për obduksion.

    Aktualisht, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se është duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe motivin e kësaj çështjeje penale.

    Brenda afatit ligjor, Prokurori i Shtetit do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, pranë gjykatës kompetente.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark