
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se po vazhdon periudha e aplikimit online për akreditimin e vëzhguesve dhe përfaqësuesve të mediave për monitorimin e zgjedhjeve të 12 tetorit.
KQZ bën me dije se kërkesat për akreditim duhet të dorëzohen online brenda afateve të përcaktuara.
Deri më 17 shtator 2025 është afati për dorëzimin e kërkesave për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike, të certitifikuara për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale”
“Deri më 27 shtator 2025 është afati për dorëzimin e kërkesave për akreditimin e vëzhguesve të OJQ-ve vendore, organizatave qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatave ndërkombëtare si dhe përfaqësuesve të vendeve të huaja, dhederi më 7 tetor 2025 është afati për dorëzimin e kërkesave për akreditimin e mediave vendore dhe ndërkombëtare”.
Si bëhet aplikimi për akreditim?
Më gjerësisht: https://kqz-ks.org/thirrje-per-aplikim-online-per-akreditimin-e-vezhguesve-dhe-mediave-per-zgjedhjet-lokale-2025/