Muriqi flet pas formës optimale, e ka një porosi për shokët dhe për tifozët - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Muriqi flet pas formës optimale, e ka një porosi për shokët dhe për tifozët

    Insajderi
    16 September 2025 - 13:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vedat Muriqi po kalon nëpër një formë të shkëlqyeshme.

    Ylli kosovar i shënoi dy gola në fundjavë ndaj Espanyolit, por të cilat fatkeqësisht nuk i mjaftuan Mallorcës që ta shmang humbjen.

    Prizrenasi vinte nga paraqitja solide ndaj Suedisë ku e shënoi njërin nga dy golat e Kosovës në fitoren e madhe 2:0 të hënën e kaluar.

    E tash, ish-futbollisti i Rizesporit, Fenerbahçes e Lazios i ka motivuar shokët e skuadrës, të cilët janë në kërkim të fitores së parë sezonale në La Liga, por e ka edhe një kërkesë dhe porosi për tifozët.

    “Duhet të jemi në formën më të mirë që të dalim nga kjo situatë e keqe.”

    “Na duhet pak fat. Po luajmë mirë, por kalendari dhe gjitha këto rrethana po ndikojnë keq.”

    “Unë kërkoj nga tifozët të jenë të bashkuar e të durueshëm. Ndaj Atleticos pres që të gjithë tifozët të jenë aty që ta marrim fitoren e parë të edicionit”.

    31-vjeçari, i cili u përfshi në ekipin ideal të javës në La Liga, i ka realizuar tre gola në këtë fillim-sezoni.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark