Aksident në Makovc të Prishtinës, një person në gjendje të rëndë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident në Makovc të Prishtinës, një person në gjendje të rëndë

    Insajderi
    16 September 2025 - 13:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Makovc të Prishtinës. Si pasojë një person ka mbetur i lënduar rëndë.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    “Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Makoc të Prishtinës, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, deklaroi Ahmeti për Insajderi.

    Rreth gjendjes shëndetësore të personit të lënduar, detaje kanë dhënë nga QKUK.

    Drejtori i Emergjencës Naser Syla, deklaroi se gjendja e tij është e rëndë.

    “Po, është duke u trajtuar tek ne. Gjendja e rëndë dhe jo stabile. Po kryhen ekzaminimet e nevojshme. Disa duhet të përsëriten dhe më pas transferohet në Mjekimin Intensiv Qendror”, deklaroi ai.

    Syla tha se në Qendrën Emergjente u trajtuan edhe tre persona të tjerë, por që pastaj janë lëshuar në shtëpi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark