Ku fshihej Thaçi gjatë bombardimeve të NATO-s? Rubin: Ishte në Kosovë, flisnim në telefon - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ku fshihej Thaçi gjatë bombardimeve të NATO-s? Rubin: Ishte në Kosovë, flisnim në telefon

    Insajderi
    16 September 2025 - 14:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një pyetje tjetër që iu bë ish-diplomatit amerikan, James Rubin brenda sallës së gjyqit nga gjyqtari, ishte rreth qëndrimit të Hashim Thaçit, gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s në Kosovë.

    Rubin zbuloi se Thaçi i ka treguar se shpesh ishte në Kosovë, i fshehur për të mos u vrarë, dhe sipas tij, ndihmonte organizatën e tij dhe popullin e Kosovës.

    “Më ka thënë që jo çdo herë, por ishte shpesh në Kosovë i fshehur, duke u ruajtur që të mos vritej, dhe duke ndihmuar organizatën e tij, popullin e Kosovës. Më ka thënë që nuk ka qenë gjithmonë aty, por pjesën më të madhe ka qenë brenda Kosovës”.

    Rubin tregoi se Thaçi kishte telefon, por ai vetë nuk e kishte numrin e këtij të fundit.

    “Ka pasur telefon satelitor dhe thërriste në qendrën operative të Departamentit të Shtetit, në mëngjes mendoj. Nuk e kisha numrin e tij të telefonit”.

    “Unë merrja informacionin, nuk kërkoja informacion. Pra bisedat telefonike fillonin e pyesja atë se si ishte, a ishte mirë ai dhe familja e tij, pastaj përpiqsha të merrja informacione në lidhje me atë që po ndodhte në terren. Ndonjëherë edhe gabohej, merrte një raport që i thuhej nga dikush, dhe dilte që nuk ishte e vërtetë, por ne donim të merrnim informacionin”, tha më tej Rubin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark