Në korrikun e nxehtë, Kosova regjistroi rreth 3 mijë lindje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Në korrikun e nxehtë, Kosova regjistroi rreth 3 mijë lindje

    Insajderi
    16 September 2025 - 15:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për shtatë muaj, nga janari e deri në korrik lindën 15 mijë e 914 fëmijë në Kosovë.

    Kështu bëjnë të ditura të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

    Derisa veç në korrik, kanë lindur 2 mijë e 664 bebe,  apo 5 për qind më shumë se në qershor.

    Sipas ASK-së, 1 mijë e 348 foshnja të lindura ishin meshkuj, ndërsa 1 mijë e 316 ishin femra.

    Shifrat përfshijnë lindjet e regjistruara si brenda, ashtu edhe jashtë territorit të Kosovës.

    “Në muajin korrik 2025 janë regjistruar 2 664 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara 1 348 lindje janë meshkuj dhe 1 316 lindje janë femra. Në muajin korrik 2025 kemi rritje të numrit të lindjeve rreth 5% krahasuar me muajin qershor 2025”, thuhet në njoftimin e ASK-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark