Arrestohen pesë persona për armëmbajtje pa leje në Shtime, Lipjan dhe Drenas - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen pesë persona për armëmbajtje pa leje në Shtime, Lipjan dhe Drenas

    Insajderi
    16 September 2025 - 16:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka realizuar një operacion të gjerë në Shtime, Lipjan dhe Drenas, që ka rezultuar me arrestimin e pesë personave të dyshuar për armëmbajtje pa leje.

    Operacioni është zhvilluar më 16 shtator 2025 nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me prokurorinë kompetente.

    Sipas Policisë, të arrestuarit dyshohen për përfshirje në veprat penale “importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” (neni 364 i KPRK-së) dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” (neni 366 i KPRK-së).

    Me urdhër të gjykatës, policia ka kontrolluar pesë lokacione të ndryshme, ku janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi materiale, përfshirë:

    1 AK-47

    1 pushkë e gjatë me dylbi

    1 pushkë gjuetie

    1 revole

    116 fishekë të kalibrave të ndryshëm

    8 fishekë me gaz

    2 pushkë ajrore

    5 telefona

    Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, pesë personat e dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark