“Clinton e adhuronte udhëheqjen e Thaçit”- Rubin: E mbante fjalën si një udhëheqës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Clinton e adhuronte udhëheqjen e Thaçit”- Rubin: E mbante fjalën si një udhëheqës

    Insajderi
    16 September 2025 - 17:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    James Rubin, ish-ndihmëssekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, është pyetur lidhur me një deklaratë të ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, lidhur me admirimin për udhëheqjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

    Rubin u pyet nga gjykatësi se kë udhëhiqte Thaçi në atë kohë, teksa ish-zyrtari i lartë amerikan tha se fjala është përdorur në tjetër kontekst, shkruan Insajderi.

    “Udhëheqje është një term që përdoret për një person që merr një vendim të vështirë. S’kishte asnjë kuptim nga pikëpamja juridike, sikurse rasti i Gerry Adams. Ai vendosi të krijonte një organizatë legjitime dhe të bënte paqe me fqinjtë e vetë. Në të njëjtin kontekst, ne menduam që Hashim Thaçi, ishte lider. Presidenti Clinton e përgëzoi për udhëheqjen e tij sepse ai e kishte mbajtur fjalën siç duhej ta mbante një udhëheqës”, deklaroi ai.

    Rubin iu shfaq edhe një kabllogram ku Thaçit iu ishte referuar si “drejtues i UÇK” dhe “kryeministër i Qeverisë së Përkohshme.

    “Unë dua të theksoj që një kabllogram qeveria e përkohshme është në thonjza. Po edhe unë e kam konsideruar drejtues, një nga drejtuesit e UÇK-së. Ju nuk po përmendni thonjëzat, personi që ka raportuar as s’ka punuar në Kosovë. Ka dëgjuar që edhe Krasniqi ka thënë se Hashim Thaçi është kryeministri i Qeverisë së Përkohshme, por edhe ai ka pasur dyshime”, tha ai.

    Ai kërkoi që të vazhdonte edhe më tutje dëshminë për sot, por që gjykatësi refuzoi. Pritet të dëshmojë sërish nesër nga ora 09:00. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark