Kurti tha se para qeverisjes së tij litri i qumështit është shitur 20 centë, demantohet keq nga një fermer: Kurrë prej që punoj nuk ka ndodhur kjo - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti tha se para qeverisjes së tij litri i qumështit është shitur 20 centë, demantohet keq nga një fermer: Kurrë prej që punoj nuk ka ndodhur kjo

    Insajderi
    16 September 2025 - 18:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti Albin Kurti përgjatë një vizite tek disa fermerë, duke tentuar të lartësojë qeverisjen e tij, ka deklaruar se para qeverisjes së tij litri i qumështit është shitur edhe 20 centë litri. Megjithatë, kjo deklaratë është demantuar nga një fermer.

    Sadush Kabashi, fermer, ka deklaruar se prej se punon në këtë profesion s’ka ndodhur që litri i qumështit të shitet 20 centë, shkruan Insajderi.

    Madje, ai ka thënë se ka pasur raste kur para 15 vitesh është shitur 40 centë litri.

    “Një punëtor në atë kohë 200-250 euro a sot 800-1000 euro. Më vjen keq prej fermerëve që e përkrahin qysh muj e durojnë ka rren se un s’jom që brengosna, se moti u pa se veç mashtron”, ka shkruar ai.

    Këtë demant e ka publikuar deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka thënë se Kurti mund t’i gënjejë për bujqësi ata që lopët dhe arat i shohin vetëm në filma vizatimorë.

    Kryeministri kujdestar i propoagandës mundet me gënjy për bujqësi dikë që arat e lopët i sheh veç në filma vizatimor, por jo edhe bujqit të cilët më shumë djersë e mund prodhojnë ushqimin të cilin ne konsumojmë çdo ditë.Shiheni si i përgjigjet postimit të tij një fermer si Sadush Kabashi.

    Kryepropaganduesi duhet t’iu tregojë qytetarëve pse që pesë vite nuk e ka hequr TVSH-në për qumshtin dhe gjjthë produktet e shportës së konsumit bazë siç premtonte e mashtronte dikur!“, shkroi ajo. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark