Vetura nuk i është prishur, por pse shkoi Arian Tahiri te autoelektricisti në Mitrovicë? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetura nuk i është prishur, por pse shkoi Arian Tahiri te autoelektricisti në Mitrovicë?

    Insajderi
    16 September 2025 - 20:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PDK-së për Kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, u ka hyrë me vizita edhe bizneseve të vogla në Mitrovicë.

    Ai sot e ka vizituar edhe një autoelektricist.

    Tahiri ka thënë se nga autoelektricistët, dyqanet e vogla e deri te shërbimet e ndryshme, puna për Mitrovicën është një angazhim për të gjithë.

    “Sapo t’i shihni fotografitë mund të mendoni se më është prishur vetura, por te Skenda erdha për të diskutuar sesi mund ta bëjmë qytetin tonë më të mirë për çdo biznes të vogël. Nga autoelektricistët, dyqanet e vogla e deri te shërbimet e ndryshme, puna për Mitrovicën është një angazhim për të gjithë. Gjithmonë për ndërmarrësit. Gjithmonë për Mitrovicën. #PDK191”, ka shkruar Tahiri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark