Raportohet se janë suspenduar katër policë të Njësisë Speciale me arsyetimin se bënë shaka me DImal Bashën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Raportohet se janë suspenduar katër policë të Njësisë Speciale me arsyetimin se bënë shaka me DImal Bashën

    Insajderi
    16 September 2025 - 20:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Katër policë të njësisë speciale raportohet se janë suspenduar nga Policia e Kosovës.

    Indeksonline raporton se Sami Hoti, Sedat Ramadani, Albert Kuqi, Artan Krasniqi janë policët e suspenduar.

    Sami Hoti ka konfirmuar se tashmë ai është suspenduar nga Policia e Kosovës.

    Sipas raportimeve arsyeja e suspendimit të katër zyrtarëve policor është bërë për shkak se ata kanë krijuar një grup të mbyllur mes kolegësh dhe kanë bërë shaka me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.

    Mirëpo kjo është mohuar kategorikisht nga ana e policit, Sami Hotit.

    ”Askush nuk është tallur me askënd dhe këto do të vërtetohen më vonë” është shprehur Hoti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark