
Rinesa Babatinca, një ndërmarrëse e re nga Podujeva, ka shpallur kandidaturën e saj për Asamblenë Komunale, si pjesë e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Në deklaratën e parë publike, Babatinca theksoi se kalimi i saj nga biznesi në politikë vjen nga përvoja personale me sfidat që përballen qytetarët çdo ditë.
“Jam rritur në këtë qytet, këtu kam ndërtuar biznesin tim dhe çdo ditë kam parë nga afër sfidat me të cilat përballen qytetarët tanë. Për këtë arsye kam vendosur të garoj për Asamble. Politika nuk duhet të mbetet vetëm fjalë, por duhet të lidhet me punë, ndershmëri dhe guxim për të marrë vendime të drejta,” tha Babatinca.
Duke e pozicionuar veten si pjesë e një gjenerate të re udhëheqësish, ajo theksoi se përvoja e saj si afariste është një aset që synon ta sjellë në shërbim të publikut. Prioritetet e saj përfshijnë zhvillimin ekonomik lokal, fuqizimin e të rinjve dhe krijimin e më shumë mundësive për punë në Podujevë.
“Unë nuk premtoj gjëra të pamundura. Premtoj angazhim, punë dhe përfaqësim të ndershëm. Ashtu si ju, edhe unë dua ta shoh Podujevën përtej,” shtoi ajo.