Insajderi
Show

Blerja e dy orave të shtrenjta, arrestohet Mozzik?

Insajderi
16 September 2025 - 22:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Blerja e dy orave të shtrenjta, arrestohet Mozzik?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Reperi i njohur, Mozzik është arrestuar sonte në aeroportin e Prishtinës.

IndeksOnline raporton se Mozzik është arrestuar nga policia doganore dhe është dërguar në mbajtje për 24-orë. Arsyeja e ndalimit lidhet me dyshimet e bazuara për prejardhjen e dy orëve luksoze, që kapin vlerë të larta.

Në rrjetet sociale ditën e sotme, ai ekspozoi një orë të markës së famshme Richard Mille, ku tha se i bëri vetes një dhuratë para ditëlindjes.

Njëra nga orët të cilat i bleu reperi, karakterizohet nga një kornizë transparente prej safiri kristali dhe një rrip i bardhë elegant. Sipas raportimeve të bëra, çmimi i kësaj ore kap vlerën e rreth 1.5 milionë eurove.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark