Imri Ahmeti në Janjevë: Pjesëmarrje masive, përkrahje e fuqishme, dëshmi se programi ynë është i së ardhmes - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Imri Ahmeti në Janjevë: Pjesëmarrje masive, përkrahje e fuqishme, dëshmi se programi ynë është i së ardhmes

    Insajderi
    16 September 2025 - 23:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti që garon edhe për një mandat në krye të këtij qyteti nga radhët e LDK-së, ka vazhduar takimet me qytetarë.

    Ai sonte është pritur nga qytetarët e Janjevës, për të cilën Ahmeti thotë se kishte pjesëmarrje masive.

    “Sonte u pritëm ngrohtësisht nga qytetarët e Janjevës, të cilët me pjesëmarrjen e tyre masive dhe përkrahjen e fuqishme dëshmuan edhe një herë se programi ynë është për zhvillim dhe i së ardhmes”.

    “Kjo energji dhe kjo përkrahje në secilin tubim janë treguesi më i qartë i rreshtimit të qytetarëve përkrah zhvillimit”, ka thënë Ahmeti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark