Vdes një 45-vjeçar në Carralevë , u rrokullis me traktor - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes një 45-vjeçar në Carralevë , u rrokullis me traktor

    Insajderi
    17 September 2025 - 08:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me traktor në Carralevë të Shtimes.

    Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt tha se rasti është cilësuar “Hetim mbi vdekjen”.

    “Ju njoftojmë se me datën 16.09.2025, rreth orës 09:00, policia në Shtime ka pranuar një informatë për një incident të ndodhur në lagjen “Kastrati” të fshatit Carralevë, Shtime. Është raportuar për rrokullisjen e një traktori, ku si pasojë ka humbur jetën një person i moshës 45 vjeç. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Shtime”, tha ai.

    Prokurori i shtetit, i cili ka urdheruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark