
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar në Bruksel me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Rutte vlerësoi angazhimin e Shqipërisë në NATO dhe përpjekjet e saj për të arritur shpenzimet prej 2% brenda këtij viti. Sipas tij, Shqipëria po bën shumë për Ukrainën, madje përtej mundësive.
“Eshtë një nder që të kem mikun e ngushtë Rama. Shqipëria është një aleate. Ajo do ta mbërrijë shumë shpejt objektivin e shpenzimeve të NATO prej 2%. Ajo po zhvillon bazën industriale përmes ndërmarrjeve shtetërore. Ju po e ndihmoni shumë Ukrainën. Po bëni shumë për të. Ju po merrni në forcat në Letoni, Bullgari, Kosovë. Po bëni përtej madhësisë tuaj. Ju falenderoj që jeni aleat i patundur dhe që NATO mund të mbështetet te Shqipëria dhe Shqipëria te NATO.”, tha Rutte.