Zhegrova me statistika impresionuese në debutim me Juventusin në Champions - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Zhegrova me statistika impresionuese në debutim me Juventusin në Champions

    Insajderi
    17 September 2025 - 11:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edon Zhegrova debutoi mbrëmë në fanellën e Juventusit duke e bërë kështu rikthimin në fushën e blertë pas nëntë muajsh.

    Ylli kosovar nuk po luante që nga dhjetori i vitit të kaluar shkaku i një lëndimi, ndërsa mbrëmë e dha kontributin e tij në rikthimin e madh në Ligën e Kampionëve.

    Juve ishte duke humbur 2:4 dhe menjëherë u vërejt efekti i inkuadrimit në lojë të përfaqësuesit kosovar.

    “Bianconeri” bënë rikthim sensacional duke shënuar dy herë në minutat shtesë për të barazuar në fund në 4:4.

    E pas lojës janë zbuluar edhe statistikat e ish-futbollistit të Baselit dhe të Lillet, i cili luajti 11 minuta.

    26-vjeçari i pati 15 prekje të topit në këtë periudhë, ndërsa e kishte një duel të fituar dhe i kishte pasimet 75% të sakta.

    Një debutim pozitiv që është vlerësuar lart edhe nga tifozët Bardhezi.

    Trajneri Igor Tudor e përfshiu në listë befasisht Zhegrovën pasi pritej që ai ta fitonte ftesën e parë vetëm në fundjavë në Serie A.

    Sidoqoftë, anësori ofanziv pritet të ketë gjithnjë e më shumë hapësira tek ekipi i ri, ndërsa do të mundohet ta tregojë veten siç ka bërë edhe tek Lille, ku ishte njëri prej lojtarëve më të mirë të ekipit. /Express


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark