Gruaja e Navalny publikon provat: Vdekja e tij në burg si pasojë e helmimit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Gruaja e Navalny publikon provat: Vdekja e tij në burg si pasojë e helmimit

    Insajderi
    17 September 2025 - 12:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një postim në X, ku pretendohen se vdekja e udhëheqësit të opozitës ruse, Alexei Navalny, në një burg rus në shkurt 2024 ishte pasojë e helmimit, u publikua të mërkurën nga gruaja e tij, Yulia Navalnaya.

    Yulia Navalnaya citon rezultatet e analizave nga laboratorë të huaj mbi prova biologjike të marra nga trupi i Navalny-t.

    Në videon që publikoi, Navalnaya, e cila akuzon Kremlin për vrasjen e bashkëshortit të saj, tregon se Alexei Navalny kërkoi ndihmë më 16 shkurt 2024 në orën 12:10, duke thënë se ndihej keq, me djegie në gjoks dhe stomak, dhe më pas filloi të villte.

    “Kërkoj që gjetjet të bëhen publike, në mënyrë që të dalë në dritë ‘e vërteta e pakëndshme’,” shtoi ajo, pa specifikuar se cili helm është përdorur.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark