Kupina: Me Lidhjen e Prishtinës do të kemi lagje të jetueshme për qytetarët, e jo për interesa partiake - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Kupina: Me Lidhjen e Prishtinës do të kemi lagje të jetueshme për qytetarët, e jo për interesa partiake

    Insajderi
    17 September 2025 - 13:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar nga radhët e Lidhjes për Prishtinën, Fehmi Kupina, nga eventi madhështor i hapjes së fushatës ka deklaruar se në mandatin e tij do të ketë lagje të jetueshme për Prishtinën “e jo për interesa partiake”.

    Kupina ndër të tjera u zotua për rindërtimin e stadiumit “Fadil Vokrri” dhe ndërtimin e fushave sintetike në çdo lagje.

    “Të nderuar miq, të dashur bashkëqytetarë, është kënaqësi e veçantë t’ju shoh të bashkuar, plot energji dhe përkushtim. Fillimisht më duhet t’ju falënderoj secilit prej jush për angazhimin tuaj të deritanishëm. Njëkohësisht, kërkoj nga ju që kjo energji dhe ky vullnet të na përcjell deri më datën 12 tetor, ditën e fitores së madhe të Lidhjes sonë. Me Lidhjene  Prishtinës do të kemi lagje të jetueshme për qytetarët dhe jo për interesa partiake. Arsimi dhe e ardhmja për të gjithë fëmijët. Shkollat do të jenë me kushte dinjitoze”, deklaroi ndër të tjera ai.

    “Do të bëhet rindërtimi i stadiumit Fadil Vokrri dhe fusha sintetike për çdo lagje. Do të rrisim subvencionet për klubet sportive. Unaza e kryeqytetit, tregjet moderne, stacioni i ri i autobusëve, më shumë ndriçim dhe më shumë gjelbrim. Me besimin tuaj, ne do të bëjmë Prishtinën kryeqytet që e meritojnë ju dhe fëmijët tanë. Së bashku fitojmë, së bashku ndërtojmë”, shtoi më tej Kupina. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark