Ja kur do të kthehet Amir Rrahmani në fushë - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Ja kur do të kthehet Amir Rrahmani në fushë

    Insajderi
    17 September 2025 - 14:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani pritet të rikthehet në fushë gjatë javës së ardhshme.

    Rrahmani u lëndua në ndeshjen ndaj Zvicrës, ku Kosova humbi thellë 4:0 në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026, shkruan Insajderi.

    Lojtari kosovar u rikthye menjëherë në Napoli për t’i kryer testet mjekësore dhe u kuptua se ka të bëjë me një lëndim muskolar që do e linte atë jashtë fushave për më shumë se katër javë.

    Në fakt, Rrahmani pritet të rikthehet më shpejt në fushë. Në mediat napolitane raportohet se mbrojtësi “dardan” do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Pisa-s në Serie A, që zhvillohet më datën 22 shtator (e hënë).

    Rrahmani deri tani ka munguar vetëm një ndeshje me Napolin në Serie A. Gjthashtu ka humbur edhe sfidën me Manchester Cityn në UEFA Champions League.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark