
Ephesus Travel & Holidays ka zbuluar më në fund surprizën e saj të madhe: për herë të parë, kosovarët do të kenë mundësinë të rezervojnë MSC Cruises dhe Explora Journeys direkt nga Kosova.
Ky hap i ri shënon një moment historik për industrinë e udhëtimeve në vend, duke sjellë një përvojë të nivelit botëror që deri më sot ishte e paarritshme për tregun lokal.
– MSC Cruises është kompania e dytë më e madhe e anijeve të lundrimit në botë, e njohur për flotën e saj moderne, shërbimin premium dhe udhetime që përfshijnë destinacione mahnitëse në Mesdhe, Karaibe dhe gjithë botën.
– Explora Journeys, marka e luksit brenda grupit MSC, ofron një qasje krejtësisht unike ndaj udhëtimit me anije – më te personalizuar, më ekskluzive dhe e krijuar për ata që kërkojnë elegancë të rafinuar, eksperienca kulinare të nivelit të lartë dhe udhëtime transformuese.
“Me këtë partneritet, ne po i japim Kosovës diçka që nuk e ka pasur kurrë më parë – akses të drejtpërdrejtë në një botë të re udhëtimesh me standarde ndërkombëtare,” – tha ekipi i Ephesus Travel.
Ephesus Travel, si një nga pionierët e tregut të udhëtimeve në Kosovë sjellë oferta ekskluzive dhe hap mundësi të reja për të gjithë ata që ëndërrojnë të shijojnë luksin dhe emocionin e një udhëtimi me anije.
Rezervimet tashmë janë të hapura, dhe Ephesus fton të gjithë të interesuarit të kontaktojnë zyrat e saj për më shumë informacione mbi udhëtimet, paketat dhe mundësitë unike që ofrohen për herë të parë në Kosovë.
Rezervoni në:
+383 45 815 715
+383 45 540 740