Kush është numri 17 i LDK-së që po synon ulësen në Kuvendin e Rahovecit? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Kush është numri 17 i LDK-së që po synon ulësen në Kuvendin e Rahovecit?

    Insajderi
    17 September 2025 - 15:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Eqerem Spahiu është një nga emrat që po tërheq vëmendjen në listën e LDK-së për Zgjedhjet Lokale 2025 në Rahovec. I lindur në fshatin Opterushë, ai sot përfaqëson qytetarët si asamblist në Kuvendin Komunal, duke dëshmuar përkushtim dhe korrektësi në çdo angazhim publik.

    Me profesion teknik ndërtimi dhe me një biznes të konsoliduar në sektorin e ndërtimtarisë, Spahiu shihet si shembull i qytetarit që e lidh punën e vet me zhvillimin e komunës.

    Kontributi i tij në sferën ekonomike dhe urbanistike e ka bërë të njihet si njeri i punës, serioz dhe i palodhur, që më shumë flet me vepra sesa me fjalë.

    Eqerem Spahiu, me numrin 17 në listën e LDK-së, po synon të jetë zëri i qyetarëve në Kuvendin Komunal të Rahovecit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark