
Partia Demokratike e Kosovës në Gjilan ka prezantuar kandidaten e saj për Kuvendin Komunal, Mrika Krasniqi Shala, e cila garon me numrin 6 në listën zgjedhore.
Mrika është një emër i njohur në komunitetin e Gjilanit, e angazhuar prej vitesh në fusha si arsimi, shëndeti dhe fuqizimi i gruas. Me studimet e kryera në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, drejtimi Administrim Biznesi, ajo sjell përvojë dhe vizion për zhvillimin e qytetit.
Ajo është e njohur për përkushtimin ndaj kauzave shoqërore, transparencës dhe drejtësisë, duke qenë gjithmonë pranë qytetarëve.
Pikat kryesore të programit të saj:
1. Transparencë dhe llogaridhënie në vendimmarrjen lokale
2. Zhvillim ekonomik dhe punësim për të rinjtë dhe gratë
3. Mbështetje për familjen dhe mirëqenien sociale
4. Sporti, kultura dhe rinia si prioritet i zhvillimit të Gjilanit
5. Paga dinjitoze për punëtorët e sektorit privat që shërbejnë në institucionet publike
6. Partneritete publike-private për më shumë investime në qytet
Mrika vlerësohet si një lidere vizionare, e afërt me qytetarët, me integritet dhe gatishmëri për të sjellë ndryshim pozitiv.
Me moton:
“Një grua e shëndoshë është një familje e shëndoshë, një familje e shëndoshë është një shtet i fortë”,
ajo synon të jetë zëri i qytetarëve të Gjilanit në Kuvendin Komunal.