Alban Hyseni: Pas 12 tetorit, gjithëpërfshirja dhe fuqizimi i grave do të jenë prioritet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Alban Hyseni: Pas 12 tetorit, gjithëpërfshirja dhe fuqizimi i grave do të jenë prioritet

    Insajderi
    17 September 2025 - 18:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni, ka theksuar rëndësinë e rolit të grave dhe vajzave në jetën politike dhe shoqërore të qytetit.

    “Gratë dhe vajzat e Gjilanit janë forca më e madhe që ka qyteti ynë,” ka shkruar Hyseni në një postim në rrjetet sociale.

    Hyseni premtoi se fuqizimi i grave në politikë dhe në vendimmarrje do të jetë një ndër prioritetet kryesore pas zgjedhjeve të 12 tetorit.

    “Fuqizimi i rolit të grave në vendimmarrje do të forcohet pas 12 tetorit dhe gjithëpërfshirja do të jetë prioritet. Jemi BASHKË!” ka deklaruar ai, duke shoqëruar mesazhin me hashtagun #BASHKËpërGjilanin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark