Moti: Natë e ftohtë me minimale prej 6C, të enjten mbetet freskët, por me diell - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Moti: Natë e ftohtë me minimale prej 6C, të enjten mbetet freskët, por me diell

    Insajderi
    17 September 2025 - 18:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mendimi për motin – 17.09.2025

    Pas depërtimit të masave më të ftohta në vend, nata po parashihet të jetë mjaft e ftohtë, me minimale që zbresin deri në 6C e 9C. Të enjten do të mbretëroj mot me kthjellime e diell, por që në aspektin termik mbetet ende freskët, me maksimale prej 21C e 24C. Frynë erë veriore e verilindore, e lehtë dhe mesatare 5-10m/s.

    Periudhë stabile parashihet deri nga fillimi i javës së ardhshme, me kthjellime e diell. Temperaturat gradualisht në rritje, në 27C e 30C në fundjavë, ato maksimale. Minimalet sërish rriten në vlera dyshifrore prej 12C e 14C. Erërat deri të shtunën frynë nga veriu e verilindja të lehta dhe mesatare, 3-10m/s. Nga dita e diel ndryshojnë drejtimin nga krahu jugor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark