Uran Ismaili: Gratë, vajzat dhe ndriçimi i qytetit pjesë e projektit tonë për Prishtinën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Uran Ismaili: Gratë, vajzat dhe ndriçimi i qytetit pjesë e projektit tonë për Prishtinën

    Insajderi
    17 September 2025 - 19:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka vazhduar serinë e videove ku i përgjigjet komenteve të qytetarëve në rrjetet sociale.

    Në videon e publikuar, Ismaili lexoi një koment të një qytetari, i cili shkruante se nuk kishte parë më herët një angazhim kaq të madh të grave dhe vajzave në Prishtinë. Ai e vlerësoi këtë koment si shumë të rëndësishëm dhe theksoi se në listën e tij për Asamble janë 40% gra – shifër që tejkalon kuotën e kërkuar.

    “Nuk ka qytet të zhvilluar nëse gratë dhe vajzat nuk marrin pjesë në jetën politike dhe në projektet për qytetin. I ftoj të gjitha vajzat dhe gratë: merruni me qytetin tuaj!”, tha Ismaili.

    Një tjetër qytetar komentoi se do ta votojë Ismailin vetëm për shkak të zotimit të tij për ndriçimin e qytetit, duke theksuar se ndriçimi sjell siguri për të, për gratë dhe për fëmijët. Ismaili u përgjigj duke shpjeguar se rreth 70% e rrugëve të Prishtinës janë të pandriçuara dhe shtoi: “Kam premtuar që 1000 rrugë do t’i ndriçoj brenda dy viteve të para të mandatit tim, dhe këtë do ta realizoj.”

    Në fund, Ismaili u bëri thirrje qytetarëve të vazhdojnë të komentojnë dhe të ndajnë mendimet e tyre, duke thënë se sa herë të gjejë kohë do t’u përgjigjet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark