Nga Universiteti i Romës te politika -Andi Belegu sjell energji të re në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Nga Universiteti i Romës te politika -Andi Belegu sjell energji të re në Prishtinë

    Insajderi
    17 September 2025 - 19:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Andi Belegu, kandidati me numrin 50 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës për Asamblenë e Prishtinës, përfaqëson një brez të ri me vizion të qartë për kryeqytetin. Ai ka studiuar juridik dhe ekonomi, ndërsa magjistraturën e përfundoi në Universitetin Tor Vergata në Romë, në programin prestigjioz European Economy and Business Law (EEBL).

    Aktualisht, Belegu shërben si Sekretar i Përgjithshëm i ndërmarrjes publike “Gjelbër”, ku ka kontribuar në përmirësimin e menaxhimit të hapësirave të gjelbra dhe shërbimeve publike.

    Përveç punës institucionale, ai ka qenë aktiv në shoqërinë civile, duke punuar në hulumtimin e krimeve të luftës në Kosovë, duke promovuar barazinë gjinore dhe ka marrë pjesë në debatet rreth implementimit të marrëveshjeve të Brukselit. Ky angazhim e ka formuar si një zë të fuqishëm për transparencë, drejtësi dhe përfaqësim të drejtë.

    Belegu përfaqëson gjeneratën e re të politikanëve që sjellin integritet, energji dhe ide të guximshme për ndryshimin e Prishtinës, ndërsa familja mbetet motivi i tij kryesor. Ai e sheh politikën si një përgjegjësi ndaj gjeneratave që do ta trashëgojnë qytetin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark