Moti nesër dhe ditëve në vazhdim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

    Insajderi
    17 September 2025 - 23:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Temperaturat kanë shënuar ulje të ndjeshme pas frontit të ftohtë të mëngjesit.

    Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe i freskët sidomos mëngjesi sepse temperaturat do të zbresin deri në 8 gradë Celsius. Gjatë ditës priten erëra të freskëta nga veriu e verilindja, por temperatura maksimale rriten deri në 24 gradë Celsius.

    Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë në viset mesdhetare. Pak më freskët në viset kontinentale. Do të fryjnë erëra nganjëherë të fuqishme nga verilindja në veri dhe veriperëndim të Shqipërisë. Temperaturat do të shënojnë ulje të lehta, por mbetet nxehtë në Ultësirën Perëndimore.

    Të premten dhe në fundjavë na pret mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë për këtë periudhë kohore./MeteoBallkan


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark