Vdes një person në spitalin e Gjakovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes një person në spitalin e Gjakovës

    Insajderi
    18 September 2025 - 09:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të mërkurën një person ka ndërruar jetë në spitalin e Gjakovës.

    Sipas njoftimit të policisë, viktima së pari është dërguar nga familjarët në emergjencën e QKMF-së në Rahovec nga ku më pas me autoambulance është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës.

    Mjeku kujdestar në spitalin e Gjakovës, ka informuar se viktima ka ndërruar jetë dhe me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

    “Rr. Bodrumi, Rahovec 17.09.2025-21:11. Raportohet se viktima mashkull kosovar,  nga familjarët është dërguar në emergjencën e QKMF Rahovec, nga ku viktima më pas me autoambulance dërgohet në Spitalin Rajonal të Gjakovës. Mjeku kujdestar në repartin e emergjencës në spitalin e Gjakovës,  ka informuar se viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark