Asgjësohen rreth 5000 bimë kanabisi në Qarkun e Shkodrës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Asgjësohen rreth 5000 bimë kanabisi në Qarkun e Shkodrës

    Insajderi
    18 September 2025 - 13:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Qarkun e Shkodrës, policia ka gjetur dhe asgjësuan 4639 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

    Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim tre persona, të cilët dyshohet se kanë kultivuar 780 bimë narkotike në fshatin Bajzë dhe kanë lidhur në mënyrë të kundërligjshme energjinë elektrike në një banesë në funksion të kësaj veprimtarie kriminale.

    Derisa, sipas njoftimit, u proceduan penalisht pesë kryetarë fshatrash, për shpërdorim të detyrës dhe moskallëzim të krimit, dhe dy persona të tjerë për moskallëzim të krimit.

    Policia ka bërë të ditur se po vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

    Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata” vijon në të gjithë territorin e qarkut Shkodër.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark