Insajderi
Show

Cardi B shtatzënë për herë të katërt – i pari fëmijë me të dashurin e ri

Insajderi
18 September 2025 - 14:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Cardi B shtatzënë për herë të katërt – i pari fëmijë me të dashurin e ri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Cardi B është sërish shtatzënë.

Reperja po e pret fëmijën e katërt, të parin me të dashurin Stefon Diggs.

Të mërkurën, 32-vjeçarja e zbuloi vetë lajmin gjatë një interviste në CBS Mornings, ku tha: “Do të kem një fëmijë me të dashurin tim, Stefon Diggs”.

“Jam e emocionuar. Ndihem sikur jam në një vend të mirë. Ndihem shumë e fortë, e fuqishme që po bëj gjithë këtë punë, po bëj gjithë këtë punë ndërsa po mbaj një fëmijë”.

Cardi dhe ish-i dashuri i saj Offset janë prindër të tre fëmijëve: vajzës Kulture, 7 vjeç, djalit Wave, 3 vjeç, dhe vajzës Blossom, të cilën e lindi shtatorin e kaluar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark