Nga fusha e sportit në shërbim të qytetit: Agnesa Rexhepi Demiri për Asamblenë e Prishtinës - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Nga fusha e sportit në shërbim të qytetit: Agnesa Rexhepi Demiri për Asamblenë e Prishtinës

    Insajderi
    18 September 2025 - 16:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agnesa Rexhepi Demiri është një sportiste e dalluar, e cila me disiplinë dhe vendosmëri ka përfaqësuar me dinjitet vlerat e sportit tonë. Të njëjtat cilësi, ajo tashmë i kthen në vizion e përkushtim për qytetin e saj, duke kandiduar për Asamblenë e Prishtinës.

    E lindur në Dardani dhe e rritur mes njerëzve të thjeshtë, Agnesa e njeh nga afër nevojën për një qytet më të pastër, më të organizuar dhe më të zhvilluar. Sot, duke jetuar në Kodrën e Trimave, ajo ballafaqohet çdo ditë me sfidat e përditshme të qytetarëve, ndaj ka vendosur të jetë pjesë e zgjidhjes.

    Me numrin 30 në listën e Lidhjes së Prishtinës, Agnesa synon të sjellë transparencë, projekte konkrete dhe një vizion të qartë për të ardhmen e kryeqytetit. Ajo beson se Prishtina ka potencial të madh, i cili mund të realizohet vetëm përmes njerëzve që punojnë me zemër dhe vizion për të gjithë qytetarët.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark