
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka zhvilluar takime me punëtorë dhe përfaqësues të disa kompanive ndërtimore.
Nga takimi me biznesmenin Agron Shurdhani ai zotua se do të vazhdojë përpjekjet për të krijuar kushte më të mira pune për punëtorët.
“Gjilani është i njohur për njerëz punëtorë që e mbajnë gjallë ekonominë e qytetit. Bizneset këtu janë burim i vendeve të reja të punës, siç është edhe “A Trade”, një kompani e suksesshme ndërtimi, ku sot na priti pronari i saj, z.Agron Shurdhani. Me punëtorët e kësaj kompanie kaluam një pauzë dreke, ku biseduam për sfidat dhe përditshmërinë e tyre. Zotohemi që do të vazhdojmë përkrahjen për ta, duke krijuar kushte më të mira pune. Jemi BASHKË për Gjilanin! Hyseni tha se bizneset janë burim i vendeve të reja të punës dhe se përkrahja e tyre është prioritet i komunës. Ai u zotua se do të vazhdojë përpjekjet për të krijuar kushte më të mira pune për punëtorët dhe mjedis më të favorshëm për zhvillim të bizneseve“, shkroi ai.
Ai po ashtu u takua edhe me përfaqësuesit e një kompanie tjetër ndërtimore nga ku tha se është diskutuar për sfidat që kanë bizneset.
“Sot u takova me përfaqësuesit e kompanisë ndërtimore Ceni Company. Biseduam për punët që po bëhen në Gjilan, sfidat që kanë bizneset dhe idetë se si mund të punojmë BASHKË për ta zhvilluar edhe më shumë qytetin tonë. Gjilani ka potencial të madh dhe BASHKË me njerëzit e punës e të vullnetit, do të vazhdojmë ta bëjmë qytetin tonë më të mirë për të gjithë“, tha kandidati për kryetar të Gjilanit nga LVV.