
Goli i vonshëm i Virgil van Dijk në minutën e 92-të i dha Liverpool-it një fitore dramatike ndaj Atletico Madrid në “Anfield”, duke siguruar tre pikë të rëndësishme në fazën e ligës së Champions League.
Liverpool fillimisht shpërdoroi epërsinë prej dy golash, të shënuar nga Andy Robertson dhe Mohamed Salah, por kapiteni Van Dijk vulosi triumfin e tretë radhazi të një ekipi anglez ndaj një skuadre spanjolle këtë javë.
Sipas Opta, kjo është hera e parë që tre skuadra angleze mposhtin në të njëjtën ditë kundërshtarë nga La Liga: Arsenali mundi Athletic Club 2-0, Tottenham-i mposhti Villarrealin me një autogol, ndërsa Liverpool kompletoi “tripletën” ndaj Atletico-s.
Java e Champions League vijon me sfida të tjera, ku Newcastle pret Barcelonën dhe Manchester City përballet me Napolin, ndërsa Chelsea u mposht 3-1 nga Bayern Munich.