Uran Ismaili: Premtimet e Ramës u zhdukën, Veterniku është dashur të lidhet me Stacionin e Autobusëve përmes nënkalimit - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Uran Ismaili: Premtimet e Ramës u zhdukën, Veterniku është dashur të lidhet me Stacionin e Autobusëve përmes nënkalimit

    Insajderi
    18 September 2025 - 20:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka treguar vizionin e tij për kryeqytetin, duke u fokusuar në përmirësimin e infrastrukturës dhe cilësinë e jetës për qytetarët.

    “Përtej nënkalimit ka pas me ndodhë një park urban, një kënd i lojërave, shtigje për trafik alternativ, ndërlidhje e Dardanisë me Kalabrinë. Pra krejt këto lagje kanë pas me u lidhë njëra me tjetrën, dhe me jap shirita aletranativ, parqe…A e shihni që ka ndodhë diçka, a e shihni që ka ndonjë lloj investimi? Nuk ka ndodhë asgjë”, tha Ismaili nga terreni për Pressing.

    “Këtu qëndron dallimi mes meje dhe kryetarit Rama, neve na nevojitet një fushatë që bazohet në nevojat e qytetarëve e jo një fushatë që bazohet në imagjinatën e kandidatëve që vijnë i marrim votat e nuk kanë as llogaridhënie”, deklaroi ai.

    “Fushata jeme është me largu trafikun, me bo Prishtinën e pastër e të sigurtë, me u largu qentë endacakë etj”, shtoi Ismaili.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark