Deputeti zbulon ç’ ndodhi pas dyerve të mbyllura në PD pas sherrit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti zbulon ç’ ndodhi pas dyerve të mbyllura në PD pas sherrit

    Insajderi
    18 September 2025 - 23:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas mbylljes së seancës parlamentare e cila zgjati vetëm 25 minuta, grupi parlamentar demokrat zhvilloi një mbledhje urgjente.

    Deputeti demokrat Zia Ismaili thotë se e gjithë opozita është e bashkuar në një qëndrim dhe kërkon ripërsëritje të seancës.

    “Mbledhje e jashtëzakonshme e grupit PD . U denoncua skenari ogurzi i pozitës për të mohuar fjalën opozitës. Opozita ka vetëm të drejtën e fjalës. E gjithë opozita është e bashkuar, nuk provokoi opozita. Bardhi kërkoi fjalën për procedurë. Ne kërkojmë ripërsëritjen se nuk ka ndodhur në historinë e parlamentarizmit që një qeveri të betohet për 5 minuta”.

    Sipas deputetit demokrat provokoi mazhoranca dhe jo opozita. Kjo e fundit sipas tij kërkon një qasje të re me shqiptarët.

    “Dekreti i presidentit për të dekretuar një ministre virtuale në kundërshtim me kushtetutën që nuk e lejon kushtetuta. Kryeministri me skenar të parapërgatitur erdhi. Opozita kërkoi kryetarit të kuvendit që të zbatonte rregullore.

    Bardhi kërkoi fjalën dhe kryetari i kuvendit nuk ia dha fjalën, por ia dha kreut të grupit PS i cili kërkoi 5 minuta pushim dhe skenari duhet të shkonte deri në fund që nuk u mor vesh se çfarë e sesi u votua dhe me forcën e hekurt të kartonëve vendosën betimin e kabinetit. Ne do t’iu drejtohemi shqiptarëve. Opozita do përdorë të gjitha mjetet për të krijuar një qasje të re me shqiptarët”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark