
Ngjarjet e ditës: 19 shtator 2025
09:00
Mbahet mbledhja e Qeverisë në detyrë. (Ndërtesa e Qeverisë)
09:30
Forumi Rinor i Ballkanit Perëndimor, paneli “Nga dialogu në veprim: Rekomandimet e të rinjve për Ballkanin Perëndimor”.
11:00
Kandidatja për kryetare të Prishtinës, Besa Shahini, mbanë aktivitet në kuadër të fushatës zgjedhore. (Lagja Bregu i Diellit, te Banesat e Bardha)
11:00
Komiteti Olimpik i Kosovës do të vazhdojë me aktivitetin tradicional, vrapimin e gjeneratës së Pavarësisë së Kosovës. Të lindurit në vitin 2008 do të vrapojnë nesër në sheshet ose vendet tjera të caktuara nga komunat. (Aktiviteti në Prishtinë mbahet në Sheshin “Skënderbeu”)
12:00
Përurohet shtatorja e heroit të kombit Afrim Zhitia dhe rinovimi i obeliskut dhe të mjedisit të hapur. Marrin pjesë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ish-udhëheqësi i UÇK-së në Maqedoni, Ali Ahmeti. (Llugë, Podujevë)
12:00
MMPHI i dhuron një eko-ulëse me energji solare Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka” (Universiteti i Gjilanit).
18:00
PDK-ja mban tubim elektoral në Skenderaj (Sheshi “Adem Jashari”)
18:00
NISMA Socialdemokrate mban tubim elektoral në Suharekë.