Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në fshatin Debëlldeh të Vitisë.
Sipas raportit të policisë, rreth orës 14:25, një mashkull kosovar ka mbetur i plagosur pasi një person tjetër ka shtënë me armë gjahu në drejtim të tij, për motive ende të panjohura.
Viktima është dërguar menjëherë për tretman mjekësor në Qendrën Emergjente të Gjilanit, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.
“VRASJE NË TENTATIVË
Fsh. Debëlldeh, Viti 18.09.2025 – 14:25. Viktima mashkull kosovar, ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit, pasi që i dyshuari mashkull kosovar (për motive të panjohura), dyshohet se ka shtënë me armë gjuetie në drejtim të tij. Viktima për shkak të lëndimeve është dërguar për tretman mjekësor në QE-në Gjilan, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Njësitet policore në konsultim e koordinim me prokurorin gjatë bastisjes në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar: 1-pushkë gjysmë automatike, 1-pushkë pneumatike, 1-pistoletë me gaz, 149-fishekë, 3-gëzhoja dhe 2-DVR të kamerave të sigurisë. Rasti duke u hetuar.”