Familjarja raporton nipin për tentativë vrasje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Familjarja raporton nipin për tentativë vrasje

    Insajderi
    19 September 2025 - 08:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një rast i tentativës së vrasjes është raportuar të enjten në mëngjes në Mitrovicën e Jugut.

    Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00, kur një femër kosovare ka raportuar se nipi i saj kishte tentuar ta privojë nga jeta.

    Policia bën të ditur se i dyshuari është dërguar nga familjarët në repartin e neuropsikiatrisë.

    VRASJE NË TENTATIVË

    Mitrovicë Jug  18.09.2025 – 09:00. Ankuesja femër kosovare, ka informuar se nipi i saj i dyshuari mashkull kosovar, kishte tentuar të privojë nga jeta. I dyshuari është dërguar në neuropsikiatri nga familjarët. Viktima është dërguar në IML për ekzaminim. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport policor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark