Ekrem Hyseni për Podujevën: Uji i pijshëm është projekti i parë me të cilin do të mirremi, dhe mësimi tërë ditor - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Ekrem Hyseni për Podujevën: Uji i pijshëm është projekti i parë me të cilin do të mirremi, dhe mësimi tërë ditor

    Insajderi
    19 September 2025 - 11:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati nga LDK për kryetar të komunës së Podujevës, Ekrem Hyseni është zotuar se projekti i tij i parë do të jetë uji i pijshëm dhe mësimi tërë ditor.

    Kurse për sektorin e shëndetësisë, ai kritikoi kryetarin aktual të kësaj komune për premtimin e kthimit të spitalit të Podujevës.

    “Uji i pijshëm është projekti i parë me të cilin do të mirremi, për arsimit kemi tërë ditor ku do të shfrytëzojmë përvojën e komunës së Prishtinës të cilën e kemi suport. Sa i përket shëndetësisë, në premtimin e fushatës së kaluar të cilën nuk e mbajtën fjalën kryeministri dhe kryetari aktual do ta kthejm spitalin e Podujevës, një projekt jashtzakonisht i merituar”, deklaroi ai në emisionin “Debati Zgjedhor” të RTV21.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark