Uran Ismaili sonte në Breg të Diellit nga ora 19:00 - prezanton zgjidhjet dhe buxhetin për këtë lagje - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Uran Ismaili sonte në Breg të Diellit nga ora 19:00 – prezanton zgjidhjet dhe buxhetin për këtë lagje

    Insajderi
    19 September 2025 - 12:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, po vazhdon turin e prezantimit të zgjidhjeve nëpër lagjet e kryeqytetit, ku sonte do të ndalet në lagjen Bregu i Diellit.

    Tubimi do të mbahet në shkollën “Ismail Qemali”, nga ora 19:00, ku Ismaili do të prezantojë platformën e tij me pesë zgjidhjet kryesore për Prishtinën funksionale, si dhe projektet specifike për këtë lagje të rëndësishme të rëndësishme.

    Projektet kryesore identifikuese të Uran Ismailit për Bregun e Diellit përfshijnë:

    • Rregullimin e ngrohjes së qytetit te Banesat e Bardha;
    • Renovimin e platove;
    • Revitalizimin e Qendrës Tregtare;
    • Parkingje nëntokësore që lirojnë hapësirat publike;
    • Qendër multifunksionale me palestër sportive vertikale;
    • Renovimi i ndërtesave të vjetra.

    “Bregu i Diellit ka nevojë për jetë urbane dinamike. Ka ardhë koha jonë!”, ka shkruar Ismaili.

    VIDEO


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark