Haradinaj: Kujtesa historike duhet të mbetet udhërrëfyes për të ardhmen  - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Kujtesa historike duhet të mbetet udhërrëfyes për të ardhmen 

    Insajderi
    19 September 2025 - 13:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në Llugë, ku është përuruar shtatorja e Heroit të Kombit, Sfrim Zhitia.

    Në fjalën e tij, Haradinaj theksoi rëndësinë e kujtesës historike për gjeneratat e ardhshme, duke thënë se e kaluara duhet të shërbejë si udhërrëfyes për të ardhmen.

    “Ne duhet të qëndrojmë të kujdesshëm që kujtesa jonë historike të ruhet, që e kaluara të jetë udhërrëfyes për të ardhmen dhe sa herë që kemi mundësi, ta paraqesim ashtu siç është. Ky akt i tillë i rezistencës në kohën e lirisë e ka përshpejtuar atë që ndodhi në Prekaz me komandantin legjendar e deri te liria e Kosovës”, ka deklaruar Haradinaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark