Interi gjen një “yll” për të ardhmen-Ky është, debutim i artë në Champions - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Interi gjen një “yll” për të ardhmen-Ky është, debutim i artë në Champions

    Insajderi
    19 September 2025 - 13:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Amsterdam ndaj Ajaksit, nuk shkëlqeu vetëm dopieta e Turamit. Në skenë doli edhe një djalosh 20-vjeçar, që më 28 qershor festoi ditëlindjen e tij: Pio Esposito. Për të, Champions League filloi si në ëndërr.

    Një debutim që kritikët e kanë vlerësuar unanimisht, duke i dhënë nota të larta për paraqitjen e tij të parë në turneun më të rëndësishëm europian.

    Sportmediaset, Gazzetta, Corriere dello Sport dhe gazetat e tjera kryesore e vlerësuan me notën 7, ndërsa La Stampa i dha edhe më shumë.

    Të gjitha këto gjykime tregojnë për një lojtar të ri që hyri në fushë me personalitet, duke mos u ndjerë aspak i vogël përballë një skene kaq të madhe.

    Në krah të Turam-it, Pio krijoi menjëherë një bashkëpunim të frytshëm.

    Francezi, në fund të ndeshjes, e përmendi shokun e tij duke thënë: “Më në fund, tani të gjithë e njohin Pio-n”.

    Fjalë që konfirmojnë se në brendësi të skuadrës ekziston bindja se djali i Esposito-ve është një talent i destinuar për t’u afirmuar.

    Stili i tij i lojës ka sjellë krahasime të shumta. Disa shohin te ai ngjashmëri me Edin Dzeko, të tjerë me Luka Toni-n, i cili madje e lavdëroi publikisht në Prime Video.

    Fiziku i fortë, kontrolli i topit, vendosmëria në duele dhe aftësia për të punuar për skuadrën janë elementë që e bëjnë të duket më i pjekur se mosha që ka.

    Ajo që bëri më shumë përshtypje ishte qetësia. Pa panik, gjithmonë i përqendruar, i gatshëm të ndihmonte mbrojtjen dhe të hapte hapësira për Turam-in.

    Një lojtar që nuk i druhen emocioneve të para, por i shfrytëzon ato si karburant për të treguar vlerën.

    Drejtuesit zikaltër, me në krye Marota, e kanë pritur këtë debutim si një sinjal të fortë se klubi ka në duar një tjetër pasuri.

    Në një kohë kur Inter-i kërkon të ndërtojë të ardhmen pa lëshuar terren, rritja e një lojtari të tillë përbën një investim të çmuar.

    Në fund, nata e Amsterdam-it mbetet e veçantë për Pio Espositon: një fillim që ka shijen e një historie të madhe. Dhe tifozët zikaltër kanë arsye të besojnë se ky është vetëm kapitulli i parë i një aventure të gjatë në Europë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark